Tiranë, 09 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka nderuar kujtimin e Mustafa Kemal Atatürk-ut, themeluesit të Republikës së Turqisë, gjatë vizitës zyrtare në këtë vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi ndau momente nga vizita në Mauzoleumin e Atatürk-ut, duke e cilësuar këtë përvojë si një mundësi për reflektim mbi historinë, vizionin dhe rrugëtimin e popullit turk. Ai shprehu respekt për figurën e Atatürk-ut dhe popullin turk, me të cilin Shqipëria ndan lidhje të hershme miqësie dhe një partneritet të konsoliduar.
Nufi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, të mbështetura në lidhjet historike dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm Shqipëri-Turqi.
