Gjendet drogë në Dellçevë, privohen nga liria dy persona

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Nëpunës policorë të ekipit mobil “Task Force” pranë QR për ÇK Lindje privuan nga liria D.K. (29) nga fsh. Poleto, rrethina e Dellçevës dhe U.A. (26) nga fsh. Cërnik, rrethina e Dellçevës.

“Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh të parkuar ‘Volkswagen Golf’, me targa të Dellçevës, në të cilin ndodheshin të dy personat, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe letra mbështjellëse (rizlla). Personat janë mbajtur në NJPB Dellçevë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, informuan nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër