​Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, përplasje mes Nagavcit dhe Haxhiut

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 tetor, Zhurnal.mk – Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet Komisioni për Buxhet, në të cilin ishte planifikuar shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit

Mbledhja u lëshua nga anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku dhe Teuta Haxhiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si shkak i mungesës se Ministrit të Financave, Hekuran Murati për raportim.

Në drejtim të kryetarit të komisionit, u kërkua që të raportoj zëvendësministri i kësaj ministre në vend të Muratit.

Por anëtari i komisionit nga PDK-ja, Mërgim Lushtaku ka kërkuar të jetë prezent ministri.

“Ne kemi pasur traditë ta kemi vetëm ministrin në raportim, nuk është mire të ndryshojmë këtë raport. Me keqardhje unë nuk kisha pasur dëshirë të lëshohemi në nivele të tjera të raportimit. Ne ishim dakord me vendos në rend dite dhe ta mbështesim këtë ligj, por derisa nuk kemi diskutim nga përfaqësues i drejtpërdrejtë nga qeveria, do të duhej të ishte prezent ministri”, tha ai.

E anëtarja nga LVV, Arbërie Nagavci e arsyetoi mungesën e ministrit duke thënë që Murati është njoftuar vonë.

“Ky projektligj ka kaluar në lexim të parë edhe në legjislaturën e kaluar. Pas parasysh rëndësinë e këtij ligji, ky mundëson plotësimin e 55 milion eurove nga buxheti i shtetit. I plotëson kushtet të jemi në projekt të SEFA. Unë kam kërkuar në kryesi qe të vendoset në pikë të rendit të ditës. Arsyeja pse ministri nuk është sot këtu është sepse ne edhe si kuvend kemi vendosur dje vone. Unë ju ftoj që të votoni më mundësinë që zëvendësministri apo sekretari të raprtoj”, tha ajo.

Ndërkohë, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu akuzoi pushtetin që po e shkel kushtetutën, teksa tha që procedura e shpejt e shyqrtimit të projektligjit nuk arsyetohet me mungesën e ministrit.

“Jo shumë ligje kanë ra nga kushtetuesja, por ajo ka treguar jo seriozitetin e Qeverisë Kurti. Asnjëherë nuk keni vë ligje si duhet. Shpejt e shpejt po bëjmë ligje që nuk janë në harmoni me kushtetutën e vendit. Si shkelës shumë te mëdhenj të kushtetutës, për mua është jo serioze, përderisa ka ligje shumë të rëndësishme për vendin, por ky takim tregon që ne jemi të përkushtuar, por megjithatë nuk e arsyeton mungesa e ministrit, procedurën e shpejtë. Arbërie Nagavci është shkelëse e kushtetutës, jeni shkelës numër një të kushtetutës”, tha ajo.

“Unë kam bërë padi për të, pres që gjykata ta shqyrtoj rastin, tendenca e saj për shpifje do të evidentohet”, tha Nagavci.

Pas përplasjes së dy deputeteve, Haxhiu tha se qëndron pas fjalëve të saj.

“Për atë që kam thënë e përmendi, ka ndërhy në çështje të mësimdhënësve duke kërkuar te shkoj në një trajnim. Motra e vet ka qenë kryetare”, tha ajo. /KP/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër