Lypsarët në rrugë, dyshohet për rrjet të organizuar, policia ndalon dhjetëra persona

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Strugë, 14 tetor Zhurnal.mk – Në aksionin për largimin e lypsarëve nga rrugët javët e fundit, 18 persona u arrestuan për prishje të rendit, ndërsa ndaj 14 prej tyre do të ketë kallëzime penale. Nga Ministria e Brendshme për Alsat thanë se gjatë tetorit, policë dhe ekspertë kapën një numër të madh fëmijësh dhe të rriturish që lypnin në bulevarde, kryqëzime dhe qendra tregtare, sipas një plani të përbashkët me Ministrinë e Politikës Sociale për të parandaluar abuzimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve.

“Një person është privuar nga liria për Veprat prishje e Rendit dhe Qetësisë Publike, katër persona janë sanksionuar për Sigurinë në Komunikacion, një person është ndaluar për prishje të Rendit dhe shkelje të Ligjit për Sigurinë në Komunikacion. Nga personat e ndaluar, tre janë shtetas të huaj”, thanë nga MPB.

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski ditë më parë tha se Ministria e Brendshme po heton, nëse një grup i organizuar kriminal qëndron prapa lypjes në rrugët e Shkupit, sepse kishte dyshime se disa nga lypsarët ishin të organizuar. Përveç Shkupit, më shumë lypsarë ka në Ohër dhe Strugë. Sipas sektorit civil fitimi i një lypsari arrin madje deri në 5 mijë denarë në ditë.

“Një fëmijë punon si lypsar 8 orë. Ai ka një fitim prej 3000-5000 denarë. Fatkeqësisht, këta fëmijë marrin vetëm 10 deri në 30 denarë dhe përfundojnë duke u rrahur, dhe shumat e mbetura më të mëdha përfundojnë tek shefat dhe organizatorët e tyre. Policia e di gjithashtu këtë. Ka kallëzime penale. Disa paralajmërohen se fëmija nuk duhet të jetë më në rrugë, dhe pas paralajmërimit të dytë dhe të tretë, u hiqen të drejtat prindërore”, tha Ilija Jovanoviq- Shoqata “Ndërtimi i së Ardhmes”.

Jovanoviq thotë se në rrugë çdo ditë mund të shihen duke lypur, persona me porsalindur e deri te fëmijët e moshës 15 vjeç. Sipas të dhënave që ka në dispozicion Shoqata, numri i fëmijëve që lypin çdo ditë në nivel shtetëror ka rënë nga 2,000 në rreth 700. Sipas tij, ky problem nuk mund të zgjidhet brenda natës, dhe se ndihma duhet të vijë nga të gjitha anët dhe nga komunat, të cilat duhet të hapin qendra kujdesi ditor dhe punëtori, ku përveç këtyre fëmijëve, do të punohet edhe me prindërit e tyre biologjikë. Plani gjithashtu përcakton që të gjithë fëmijët që gjenden në rrugë duhet të çohen për kontrolle shëndetësore, pas së cilave qendrat e punës sociale do të vendosin për kujdesin e tyre të mëtejshëm. Objekti “25 Maji” në Komunën e Butelit është përdorur tashmë për këtë qëllim, dhe deri më tani atje janë akomoduar dy fëmijë. Kontrollet do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër