Përmbyset me motor me katër rrota në rrugën Leshkë–Shemshovë, 44-vjeçari pëson lëndime të rënda

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Më 20.10.2026, në ora 10:40, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale f. Lleshkë – f. Shemshovë, rajon i Tetovës, S.M. (44) nga f. Kopanicë, rajon i Tetovës, duke drejtuar një mjet katërrotësh (quad) me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Me këtë rast, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer inspektim nga një ekip hetimor i SPB Tetovë, me ç’rast është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër