Presidentja Shiroka Pula priti në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 tetor Zhurnal.mk – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për rëndësinë e mbrojtjes së rendit kushtetues, garantimit të të drejtave dhe lirive themelore dhe sundimit të ligjit, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve në këto fusha.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për diasporën e Kosovës në Gjermani, veçanërisht për edukimin dhe integrimin e saj, si dhe për kontributin e vazhdueshëm që komuniteti kosovar jep në jetën ekonomike dhe shoqërore të Gjermanisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër