Gerasimovski: Ndërtohen banesa te “Treska”, por investitorët duhet të bëjnë edhe parkun

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 tetor Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës Qendër të Shkupit, Goran Gerasimovski, deklaroi se krahas ndërtesave të banimit në zonën e ish-fabrikës “Treska”, duhet të realizohet edhe parku i planifikuar.

Ai theksoi se investitorët kanë obligim ta ndërtojnë parkun, sipas kushteve të miratuara nga Këshilli i Komunës.

Gerasimovski pranoi se ka pengesa dhe mosmarrëveshje mes investitorëve dhe një pjese të banorëve, por shprehu bindjen se pjesa më e madhe e parkut do të realizohet.

Sipas tij, zhvillimi urban duhet të shoqërohet edhe me hapësira të gjelbra dhe publike për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër