Zëvendësdrejtori i BSP-së, Arben Jashari, mori pjesë në një takim ndërkombëtar të Koalicionit Evropian Kundër Drogës në Itali

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Romë, 24 tetor Zhurnal.mk – Zëvendësdrejtori i Byrosë për Siguri Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Arben Jashari, mori pjesë në takimin ndërkombëtar të nivelit të lartë të Koalicionit Evropian Kundër Drogës (ECAD), i cili u mbajt në komunitetin San Patrignano në Itali.

Në takim, ku morën pjesë ministra dhe përfaqësues të lartë nga 35 vende anëtare, u diskutua për strategjitë globale për parandalimin e varësive, trajtimin e keqpërdorimit të drogës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.

Me pjesëmarrjen në këtë tubim të rëndësishëm ndërkombëtar, Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi përkushtimin e saj ndaj përpjekjeve të përbashkëta evropiane për parandalim, kontroll të shtuar dhe luftimin e tregtisë ndërkombëtare me drogë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet vendeve anëtare.

Në përfundim të takimit, delegacioni i Maqedonisë dha mbështetjen për miratimin e Deklaratës Përfundimtare të Koalicionit Evropian Kundër Drogës, me të cilën konfirmohet vendosmëria e përbashkët për forcimin e koordinimit ndërkombëtar, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë në luftën kundër varësive.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër