15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë nga arma e zjarrit në bark, e plagosi një i mitur

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 25 tetor Zhurnal.mk – Një 15-vjeçar nga fshati Bogovinë i Tetovës është pranuar në Qendrën Klinike në Tetovë me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e barkut. Rasti është raportuar dje në SPB Tetovë.

Më vonë, në polici janë paraqitur një baba dhe djali i tij 16-vjeçar, të cilët kanë dorëzuar një pistoletë me karikator të zbrazët.

Sipas deklaratës së babait, plumbi është shkrepur pa dashje nga pistoleta që e mbante djali i tij i mitur.

Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, në prani të një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Tetovës dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë.

I mituri është ndaluar për procedura të mëtejshme, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të pasojë kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër