Mexhiti: Do të shkarkohet kush nuk zbaton ligjin për Përfaqësim të Drejtë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 tetor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka deklaruar se moszbatimi i ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të sjellë përgjegjësi politike dhe mund të çojë në shkarkimin e funksionarëve përgjegjës.

Mexhiti theksoi se zbatimi i ligjit është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, Kushtetutës dhe politikave të Qeverisë.

“Do të ketë përgjegjësi politike. Nuk është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, në frymën e Kushtetutës, nuk është në frymën e Qeverisë. Do të shkarkohet. Si shkarkohet kryetari i Kuvendit nëse nuk e zbaton këtë ligj. Shembull, edhe presidenti. Presidenti duhet t’i ruajë ligjet, nuk mund t’i shkelë ligjet. E dyta, ndryshe është përgjegjësia kur nuk e thyen ligjin, ndryshe nesër kur e ka ligjin dhe është i vetëdijshëm që bën shkelje ligjore, për të cilën ka pasoja juridike dhe politike”, deklaroi Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër