Protestat kundër qeverisë Rama, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 tetor Zhurnal.mk – Qytetarët janë mbledhur sërish në Tiranë në kuadër të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në ditën e 17-të të protestës, pjesëmarrësit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë.

Protestuesit janë grumbulluar për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë, ndërsa marshimi po vijon drejt godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta zhvillohet në kuadër të tubimeve të njëpasnjëshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë të bëjnë të dëgjueshme qëndrimet dhe shqetësimet e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër