Bullgaria kthen 19 ton mollë nga Maqedonia për shkak të pranisë së lartë të pesticideve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore (BFSA) ka ndaluar importin e një dërgese me mollë nga Maqedonia, pasi analizat laboratorike treguan praninë e mbetjeve të pesticideve mbi kufijtë maksimalë të lejuar, përcjell AIM.

“Dërgesa, me një peshë totale prej 19.350 kilogramësh, nuk i plotësonte standardet e sigurisë të përcaktuara me ligj dhe do të kthehet në Maqedoni”, njoftoi agjencia bullgare.

Kontrolli u krye në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të frutave dhe perimeve të freskëta të importuara që Organizata Bullgare e Ushqimit dhe Bujqësisë (BABH) kryen në territorin e Bullgarisë.

artikuj të ndërlidhura