Konfirmohen katër raste me fruth

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Pas konfirmimit laboratorik të katër rasteve me fruth në vend, autoritetet shëndetësore po kontrollojnë nëse ekziston ndonjë lidhje mes personave të infektuar.

Të infektuarit janë tre foshnja nën moshën njëvjeçare dhe një burrë 40-vjeçar. Njëra nga foshnjat është shtetase e Kosovës dhe është trajtuar në Klinikën Infektive. Të sëmurët e tjerë janë nga Shkupi, Velesi dhe Shtipi. Asnjëri prej tyre nuk ishte vaksinuar me vaksinën MRP.

Sipas autoriteteve shëndetësore, për momentin nuk janë plotësuar kushtet për shpalljen e epidemisë. Institucionet kompetente u kanë bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen, ndërsa në rast se kanë temperaturë dhe skuqje të lëkurës, të kontaktojnë mjekun amë dhe të mos shkojnë në dhomat e pritjes së ordinancave, për të shmangur rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Instituti i Shëndetit Publik ka dërguar udhëzime në çerdhe dhe shkolla, si dhe protokolle në pikat kufitare. Alarmi është ngritur pasi përfshirja në imunizim me vaksinën MRP ka rënë në 62 për qind.

Epidemi të fruthit tashmë kanë shpallur Bullgaria dhe Kosova fqinje. Shtatë vjet më parë, epidemi pati edhe në vendin tonë, e cila përfundoi me mbi dy mijë të infektuar dhe katër raste vdekjeje si pasojë e komplikimeve.

artikuj të ndërlidhura