19
Shkup, 4 nëntor Zhurnal.mk – Sot, në ambientet e Ministrisë së Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, u mbajt një takim i frytshëm me përfaqësues të institucioneve relevante, ku u diskutua për koordinimin dhe bashkëpunimin në organizimin e aktiviteteve për festat e nëntorit.
Në fokus të takimit ishte shënimi dinjitoz i Ditës së Alfabetit, 22 Nëntorit, dhe Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, festa që bashkojnë shqiptarët dhe promovojnë identitetin, gjuhën dhe unitetin kombëtar.
Aktivitetet do të realizohen me synimin për të ruajtur, promovuar dhe përcjellë te brezat e rinj vlerat kombëtare dhe trashëgiminë kulturore shqipëtare.
