Pas shpërthimit në pallatin në Elbasan, reagon Ministria e Shëndetësisë: Mes të asfiksuarve edhe një fëmijë, viktimë 82-vjeçarja

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë informacionin zyrtar mbi pasojat e shpërthimit të fuqishëm në një pallat banimi në Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake, 8 persona, mes tyre edhe një fëmijë, po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Fatkeqësisht, nga shpërthimi ka humbur jetën një 82-vjeçae, i cili është gjetur i pajetë në vendngjarje.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë, ndërsa Spitali Rajonal i Elbasanit ka mobilizuar kapacitetet e nevojshme për trajtimin dhe monitorimin e pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me strukturat përkatëse, po ndjek nga afër situatën për të garantuar ofrimin e kujdesit shëndetësor për të gjithë personat e prekur.

Gjendja shëndetësore e pacientëve pritet të përditësohet në vijim, bazuar në vlerësimet e ekipeve mjekësore.

artikuj të ndërlidhura