Shkup, 6 nëntor, Zhurnal.mk – Biznesmeni i njohur maqedonas, Zoran Azmanov, drejtor i kompanisë së ndërtimit “Nastel” DOOEL Shkup dhe kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Gjykatën Themelore Civile në Shkup.
Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga Skopje1.mk, incidenti ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore. Ende nuk dihen motivet e sulmit dhe nëse biznesmeni ka pësuar lëndime.
Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar incidentin, duke bërë të ditur se rasti është denoncuar në polici.
“Është raportuar se në Gjykatën Themelore Civile, Z.A. (67) është sulmuar fizikisht nga Gj.S. (61). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kanë deklaruar nga MPB.
