Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 nëntor Zhurnal.mk – Mosfunksionimi i semaforëve në këtë udhëkryq është kthyer në shqetësim për qytetarët. Ata thonë se kalimi në këtë pjesë të rrugës është më i vështirë, pasi mungon sinjalizimi që rregullon përparësinë e lëvizjes. Sipas tyre, problemi prek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, por veçanërisht këmbësorët, të cilët duhet të presin momentin e duhur për të kaluar rrugën.

“Jeta është gjithmonë e rrezikuar, si me semaforë ashtu edhe pa ta, por është më mirë kur semaforët punojnë. Kur nuk funksionojnë, duhet t’i hapësh sytë më shumë.Më e vështirë është për veturat sesa për këmbësorët, sepse këmbësori mund të kalojë në një mënyrë apo tjetër”/ tha një Qytetar.

“Po, është problem. Si me biçikletë, si në këmbë, si me veturë, e kemi parë vështirësinë.Më shumë problem është për këmbësorët, sepse duhet t’i hapësh sytë vazhdimisht. Gjatë gjithë verës këta semaforë nuk kanë funksionuar”/ deklaroi një Qytetar.

“Nuk e di kur është drita e gjelbër e kur e kuqe.Të dyja janë problem, por me veturë është edhe më vështirë”/ u shpreh një Qytetar

Qytetarët presin që problemi të zgjidhet, në mënyrë që qarkullimi të jetë më i sigurt dhe të shmangen aksidentet e mundshme. Autoritetet komunale, pa përgjigje nëse do të marrin masa.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër