Snopçe: Studentët nuk frikësohen me metoda nga sistemi i mëparshëm komunist

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Ndalimi në kufi i kryetarit të Parlamentit Studentor të Universitetit “Nëna Terezë”, i cili është një nga organizatorët e protestës, dhe mbajtja e tij për gjysmë ore në ambientet e policisë kufitare, me arsyetimin se ndodhet në një listë të veçantë për kontroll, përbën një akt të papranueshëm dhe hap dyshime serioze për presion dhe frikësim ndaj studentëve, reagon Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët.

“Derisa studentët kërkojnë një të drejtë të garantuar me Kushtetutë dhe ligjet, kryeministri na flet për lingua franca, sikur një koncept sociolinguistik të mund të zëvendësojë të drejtat kushtetuese.

As terminologjia politike nuk mund t’i kufizojë të drejtat kushtetuese, e as metodat e frikësimit nuk mund ta heshtin zërin e studentëve.”

T’u tërhiqet vërejtja organeve kompetente dhe të ndalen këto praktika, bëri thirrje Snopçe.

Studentët, shtoi ai, nuk kërkojnë privilegje, por vetëm realizimin e së drejtës së tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër