Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, policia ndërhyn për të mos lejuar bllokimin e makinave

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 nëntor Zhurnal.mk – Protestuesit janë mbledhur sërish këtë të premte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, në vijim të tubimeve kundër qeverisë. Policia nuk i ka lejuar të bllokojnë rrugët dhe ka ndërhyrë për t’i zhvendosur, me qëllim garantimin e qarkullimit të automjeteve.

Para Kryeministrisë, protestuesit kanë qëndruar për rreth një orë, ndërsa më pas kanë marshuar drejt qendrës. Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit po marshojnë në kundërvajtje me automjetet, duke iu shmangur edhe policisë.

Ndërkohë, për ditën e nesërme, si çdo të shtunë, studentët kanë njoftuar një protestë. Gjithashtu, edhe pedagogët kanë njoftuar një protestë rreth orës 12:00.

Prej ditësh, studentët kanë dalë në tubime kundër qeverisë Rama, duke kërkuar dorëheqjen e këtij të fundit dhe të qeverisë së tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër