Shkup, 25 nëntor, Zhurnal.mk – Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Dhunës ndaj Grave pamë se si presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, u soll pa respekt ndaj një deputeteje, deklaroi deputeti Oliver Spasovski, thuhet në kumtesën për media.
Spasovski vlerësoi se duhet të ekzistojë respekt i ndërsjellë që të ketë marrëdhënie të mira dhe porositi se askush, përfshirë edhe presidenten e shtetit, nuk mund të sillet si tutor ndaj Kuvendit dhe të thirret në legjitimitetin e një institucioni që po ashtu legjitimitetin e merr nga qytetarët.
“Në këtë drejtim, ju sot jeni këtu si dëshmitare, dhe jo si dikush që do të mbajë leksione, sepse më nuk jeni në atë cilësi, siç e thatë edhe vetë”, tha Spasovski, duke shtuar se kryesuesi duhet të reagojë menjëherë nëse presidentja e shtetit sillet me mungesë respekti ndaj institucionit që e ka ftuar.
