Aeroporti Shën Apostull Pali – Ohër arriti Nivelin 2 – Akreditimi për menaxhim me emetimet e karbonit në aeroporte

Nga B.M
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shkurt – Aeroporti Shën Apostull Pali në Ohër, i cili menaxhohet nga TAV Maqedonia, filiali i TAV Aeroporte dhe anëtar i grupacionit ADP, arriti Nivelin 2 – Akreditim për menaxhim me emetime të karbonit në aeroporte, informojnë nga TAV Maqedonia. 

Aeroporti i Ohrit e mori akreditimin për menaxhim me emetime të karbonit në Nivelin 2, nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (Airports Council International-ACI) në kuadër të programit të tyre global për akreditime të aeroporteve për menaxhim me emetime karboni (Airport Carbon Accreditation-ACA) si rezultat i aktiviteteve të ndërmarra në procesin e uljes së emetimeve të karbonit në punën e aeroportit. 

“Arritja e akreditimit-Niveli 2 për menaxhimin e emetimeve të karbonit në aeroport përfaqëson njohje zyrtare se Aeroporti i Ohrit Shën Apostull Pali mat, analizon dhe punon në mënyrë sistematike për të zvogëluar emetimet e karbonit. Ky akreditim konfirmon angazhimin tonë si TAV Maqedonia ndaj standardeve ndërkombëtare të qëndrueshmërisë dhe dërgon porosi të qartë se mbrojtja e mjedisit është përparësi strategjike në operacionet e aeroporteve që ne menaxhojmë. Përmes hapave të tillë konkretë, ne vazhdojmë të kontribuojmë në zhvillim më të përgjegjshëm të aviacionit dhe në përfitime afatgjata për bashkësinë dhe gjeneratat e ardhshme”, thotë Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia.

Akreditimi – Niveli 2 për aeroportin e Ohrit, sipas TAV Maqedonia, tregon se aeroporti jo vetëm që e kupton ndikimin e tij të karbonit, por ka zbatuar strategji efikase për ulje aktive. 

“Kjo do të thotë që Aeroporti i Ohrit ka vendosur objektiva të qarta dhe të matshme për uljen e emetimeve si të Perimetrit 1 ashtu edhe të Perimetrit 2, të cilat përfshijnë emetimet nga konsumi i energjisë së vetë aeroportit, ngrohja, ftohja dhe automjetet në pronësi të aeroportit. Nismat kryesore që kontribuojnë në arritjen e këtij niveli janë – tranzicioni i flotës, rritja e pjesës së pajisjeve të mbështetjes tokësore në energji me bateri ose hibride, optimizimi i konsumit të energjisë, përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe investimi në infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike (EV), përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave, programet e efikasitetit të ujit, trajnimi i stafit dhe nismat e ndërgjegjësimit për të integruar qëndrueshmërinë në operacionet e përditshme, si dhe krijimi i një Komiteti Qëndrueshmërie për të mbikëqyrur dhe menaxhuar rreziqet mjedisore dhe për të siguruar që ulja e emetimeve të karbonit të mbetet përparësi strategjike”, thuhet në kumtesën nga TAV Maqedonia.

Akreditimi për menaxhim me emetime të karbonit në aeroporte është i vetmi i miratuar në mënyrë institucionale, program global për certifikim për menaxhim me emetime të karbonit për aeroportet, e cila u ndihmon të menaxhojnë dhe të ulin emetimet e tyre të karbonit në përputhje me standardet ndërkombëtare. Pavarësisht i vlerëson dhe njeh përpjekjet e aeroporteve për menaxhim dhe ulje të emetimeve të tyre të karbonit përmes 7 niveleve të certifikimit: “Niveli 1”, “Niveli 2”, “Niveli 3”, “Niveli 3+”, “Niveli 4”, Niveli 4+” dhe “Niveli 5”.

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (Airport Council International – ACI) është organizatë globale tregtare e cila i përfaqëson aeroportet në mbarë botën dhe punon në përmirësimin e sigurisë, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë në aviacion. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër