Agjencia për mbështetje financiare: Janë paguar 85,7 milionë denarë për 1.159 për bujqit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht, Zhurnal.mk – Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot e realizoi pagesën e mbështetjes financiare për rritjen e dhive për vitin 2025, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave.

Me këtë pagesë janë përfshirë gjithsej 1.159 rritës të dhive, të cilëve u janë transferuar 85.784.580 denarë.

Nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Mbështetje Financiare informojnë se vazhdojnë me realizimin e pagesave të mbështetjes financiare edhe për masat e tjera të parashikuara me programin për vitin 2025.

artikuj të ndërlidhura