Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari tha se kanë dështuar bisedimet për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor , përcjell TV21. Ajdari tha se pas arritjes së konsensusit, VMRO-DPMNE-ja u tërhoq nga dy pika të rëndësishme. Ajdari tha se BDI mbetet në qëndrimin që vendi ka nevojë për një njësi zgjedhore, me lista të hapura dhe me prag zgjedhor prej 5% të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listë zgjedhore.
“Pas dorëzimit të propozimit në Kuvend, VMRO-DPMNE u tërhoq nga dy pika thelbësore të marrëveshjes. Së pari, nga votimi elektronik i diasporës, duke kërkuar që votimi të bëhet me postë dhe së dyti, nga dakordim që aktet nënligjore të KSHZ-së, që lidhen me votimin elektronik të diasporës të miratohen me konsensus, duke kërkuar që ato të miratohen me shumicë votash. Për ne kjo është e papranueshme sepse hap rrugën për inxhiniering politik dhe mbivotim”, theksoi Ajdari.
