Më 26.03.2026 në orën 15:50,në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. “Vojvoda Vasill Çakallarov” dhe një rruge shërbyese në Shkup, ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 40-vjeçarja S.Gj.B. nga Shkupi dhe një mopedi, pas çka shoferi i mopedit është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari 16-vjeçar në moped, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Shkup.
Aksident në Shkup: 16-vjeçari plagoset rëndë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes
Nga D. V.
Nga D. V.
533 e lexuar
A+ A-
Rivendos
533
Artikulli i mëparshëm
Maqedonia e Veriut shënon 6 vjetorin e anëtarësimit në NATO
Artikulli i ardhshëm
