Aleanca për Shqiptarët zgjedh Daim Luçin në krye të degës së Çairit

Nga R.ZH
1,679 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar procesin e konsolidimit të strukturave partiake, duke mbajtur Kuvendin e degës në Komunën e Çairit, ku Daim Luçi është zgjedhur kryetar i degës, transmeton Zhurnal.mk.

Në kuvend mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, së bashku me deputetë, kryetarë komunash dhe funksionarë të lartë të partisë.

Përveç zgjedhjes së kryetarit të degës, delegatët zgjodhën edhe nënkryetarët, sekretarin, organet e tjera drejtuese të degës, si dhe delegatët që do ta përfaqësojnë degën në Kongresin e ardhshëm të partisë.

Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se procesi i riorganizimit synon ndërtimin e strukturave të forta, funksionale dhe të qëndrueshme në të gjitha degët e partisë.

Sipas partisë, ristrukturimi i degës në Çair nuk ka për qëllim vetëm plotësimin e strukturave organizative, por edhe fuqizimin e përfaqësimit politik në këtë komunë, duke e shndërruar atë në një adresë të besueshme për qytetarët që kërkojnë dinjitet, drejtësi dhe përfaqësim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër