Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI, janë garanci për të ardhmen

Nga Xh M
1,041 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mavrovë, 28 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të Akademisë Politike të BDI-së, ku ka vlerësuar angazhimin e të rinjve që përfunduan me sukses programin.

Përmes një postimi, Ahmeti u shpreh se ishte kënaqësi e veçantë të ishte mes vajzave dhe djemve të rinj, duke theksuar se besimi, energjia dhe përkushtimi i tyre janë garanci që e ardhmja do të ndërtohet mbi dije, përgjegjësi dhe vizion.

“Investimi te të rinjtë është investim për të ardhmen e shoqërisë dhe të kombit tonë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai theksoi se Akademia Politike nuk është vetëm një program edukimi politik, por një shkollë për formimin e liderëve të së nesërmes.

Sipas Ahmetit, shumë prej të rinjve që përfunduan akademinë do të jenë bartës të proceseve të rëndësishme shoqërore dhe politike, duke u shërbyer qytetarëve me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim.

Në fund, kreu i BDI-së u uroi të diplomuarve sukses në angazhimin e tyre të mëtejshëm, duke shprehur bindjen se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të tyre në shërbim të vlerave demokratike dhe interesit të përgjithshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër