Ambasadori i BE-së, Rokas, nga Bogovina: Diskutuam për agjendën europiane, reformat dhe fondet tona

Nga admin
487 e lexuar
A+A-
Rivendos

Tetovë, 12 shkurt – Ambasadori i Bashkimit Europian Mihail Rokas, ka takuar sot kryetarin e komunës së Bogovinës, Feti Abazin.

Ai ka deklaruar para mediave, se kanë diskutuar për reformat dhe agjendën europiane, si dhe mendimet dhe këndvështrimet e këshillit komunal dhe kryetarit, ndaj BE-së, për ne janë shumë të rëndësishme.

“Mendimet e këshillit komunal dhe kryetarit, për ne janë shumë të rëndësishme
Jam shumë i kënaqur qe jam këtu me ju.
Jam duke filluar një turne vizitash në komunat e vendit.
Fokusi ynë është të shohim implementimin e fondeve europiane.
U takova me keshillin komunal. E përgëzoj për fitoren, kryetarin. Do te kem një debat, edhe me shoqërinë civile, rreth integrimit në BE.

Diskutuam për kontributin dhe agjendat reformuese të BE-së për vendin. Si dhe pershpejtimi i hyrjes së Maqedonisë, në BE. Dhe sigurimi i anëtarsimit të saj drejt BE-së.
Mendimet dhe këndvështrimet e këshillit komunal dhe kryetarit te komunës, për ne, si perfaqësues të Bashkimit Europian, janë shumë të rëndësishme”, ka përfunduar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër