Anketa Zhurnal: Izet Mexhiti 56.43%, Bujar Osmani 43.57%

nga Redaksia

Shkup, 28 gusht – Në një anketë të zhvilluar në profilin zyrtar në Facebook të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, qytetarët janë pyetur se kush mendojnë se do të fitojë garën për kryetar të Komunës së Çairit – Izet Mexhiti apo Bujar Osmani.

Anketa është realizuar më 28 gusht 2025, nga ora 19:30 deri në 23:30 të së njëjtës ditë, dhe ka grumbulluar gjithsej 1251 vota.

Rezultatet përfundimtare të anketës tregojnë se:

Izet Mexhiti ka marrë 56.43% të votave (përmes butonit “Like”)
Bujar Osmani ka marrë 43.57% të votave (përmes butonit “Zemër”)

(foto nga anketa – në fund të lajmit)

Me këtë rezultat, Izet Mexhiti prin para Bujar Osmanit në këtë garë virtuale, duke krijuar një diferencë prej pothuajse 13% në favor të tij.

Megjithëse anketa nuk ka karakter zyrtar apo shkencor, ajo reflekton një perceptim të caktuar të opinionit publik në rrjetet sociale në lidhje me garën zgjedhore për komunën e Çairit, një nga zonat më të rëndësishme në Shkup me shumicë shqiptare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More