Bastisje në Kërçovë, arrestohet një person pasi iu gjetën pushkë e fishekë

Nga D. V.
829 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 maj, Zhurnal.mk – Gjatë ditës së djeshme, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e 65-vjeçarit ku u gjetën dy pushkë dhe fishekë të kalibrit të ndryshme. 65-vjeçari D.S është privuar nga liria dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

“Më 07.05.2026 në orën 18:00 në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria D.S. (65) nga Kërçova. Gjatë bastisjeve në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të tij në Kërçovë dhe në fsh. Popoec, rrethina e Kërçovës, të realizuara me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar dy pushkë dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër