Bekim Sali: Marrëdhëniet me Kosovën mbeten shembull i partneritetit të ngushtë

Nga D. V.
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 03 qershor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, zhvilloi një takim me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ku u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti i fortë ndërmjet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë, respekti i ndërsjellë dhe përkushtimi i përbashkët për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin euroatlantik, si shtylla kryesore të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Sali theksoi se të dyja palët mbeten të përkushtuara për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve dhe të ardhmes së përbashkët evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër