Tiranë, 29 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha solli sërish sot në vëmendje monitorimin e kryer nga opozita në katër televizione kombëtare, ku sipas tij, 80% të hapësirës e merr qeveria.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha nënvizoi se sipas monitorimit të lajmeve në 4 mediat kombëtare shqiptare, Qeveria merr 6 orë e 5 minuta të hapësirës, ndërsa opozita vetëm 1 orë e 47 minuta.
“80% hapësirë për pushtetin. Vetëm 20% për opozitën. Rezultat tipik i një diktature autoritare”, u shpreh Berisha.
Më herët sot kryeministri Edi Rama publikoi analizën e realizuar nga një start up shqiptar i bazuar në inteligjencën artificiale, që fakton se pjesa e zërit të opozitës në medie arrin në 68,2%, ndërsa dukshmëria e qeverisë qëndron në 31,8%.
