Berisha jashtë Kuvendit: Nuk kam qenë kurrë non-grata, ka patur një sanksion për vizën

Nga D. V.
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 qershor, Zhurnal.mk – Pas fjalës së tij në Kuvend, kreu i PD-së, Sali Berisha dha një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit, ku sqaroi heqjen e non gratës nga SHBA.

Sali Berisha u shpreh se nuk ka qenë kurrë non grata, pot ka pasur vetëm një sanksion. Sakaq theksoi se ka pasur komunikim zyrtar me përfaqësues të SHBA për non gratën.

“U ktheva. Sali Berisha s’ka qenë kurrë non grata. Nëse doni, po të them: Sali Berisha s’ka qenë kurrë non grata. Ka pasur një sanksion.

Kundërshtarët e kanë quajtur këtë non grata, por edhe unë nuk është se e kundërshtova. Ka pasur një ndalim hyrjeje për ato arsye në SHBA. Sot unë them u ktheva. Kam pasur komunikim zyrtar, ndaj jam këtu sot. Mirupafshim!“, u shpreh Berisha. /Tch/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër