Berisha: Kemi qenë kundër amnistisë së përvitshme, rit që godet rëndë drejtësinë

Nga D V
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se  amnistia penale është një e drejtë kushtetuese e parlamentit e cila duhet të ushtrohet jashtë çdo abuziviteti, ndërsa Edi Rama e ka kthyer në një rit të përvitshëm me të cilin godet rëndë drejtësinë.

Gjatë një konference për medie, Berisha u shpreh se amnistitë bëhen periodike dhe jo të përvitshme.

“Gjatë periudhës që kemi qenë në pushtet, ne kemi votuar amnisti në 100-vjetorin e pavarësisë së vendit dhe 75-vjetorin e Çlirimit të vendit. Këto kanë qenë amnistitë. Së pari, pra, ne nuk jemi kurrë dakord me një proces të përvitshëm”, theksoi ai.

Berisha theksoi se mazhoranca solli amendamentin me të cilin donte të ndërpriste proceset gjyqësore, gjë që nuk u pranua nga PD.

“Ekspertët tanë dhe specialistë shumë të mirë të fushës, konstatuan se ligji që kanë hartuar këta, i detyron shumicën e atyre që gjoja përfitojnë, të kalojnë nga Gjykata e Apelit. Kjo e shndërron amnistinë në një proces gjobe universale për ata të cilët janë të dënuar”, u shpreh Berisha.

Kjo, sipas tij, ishte arsyeja që “PD ka votuar një herë amnistinë dhe mazhoranca në pabesi të plotë futi edhe njerëz të cilët ishin të dënuar për korrupsion”.

“Ndaj dhe ne vendosëm që nuk e votojmë atë ligj, nuk e votuam. Absolutisht, Edi Rama me këtë ka votuar në favor të krimit, në favor të mbështetjes së fuqishme të krimit. Ç’do të thotë ajo? Ta heqim drejtësinë fare, të bëjmë me këshilla popullore që t’i futim një vit, ta nxjerrim. Kjo është marrëzi këtë nuk e bën asnjë shtet në botë, asnjë shtet serioz, po ky s’është shtet”, tha Berisha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër