Berisha: Opozita drejt ngujimit në bulevard, protesta e 10 shkurtit ka përparësi absolute

nga D. V.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi nga deputetët demokratë që të angazhohen për zhvillimin e protestës së datës 10 shkurt.

Gjatë fjalës së tij para deputetëve, Berisha tha se Kryeministri duhet të japë dorëheqjen pasi ka asgjësuar drejtësisë. Sipas tij data 10 është një ditë tjetër shumë e rëndësishme e kryengritjes paqësore kundër regjimit.

“Ju jeni me njerëzit, me takimet, konstatoni se çfarë zemërimi ka për këto qëndrime, dhe këtë zemërim qytetarët do ta shprehin në rrugët, sheshet e Tiranës. Ndaj dhe kjo javë duhet të jetë një përkushtim i plotë dhe total në takime me qytetarë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë”, tha Berisha.

Berisha theksoi se “përparësi absolute ka organizimi sa më i fuqishëm i protestës”.

“Ndaj përparësi absolute për çdo orë të ditës tuaj ka takimi me qytetarët dhe organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10”, tha ai.

Kreu i PD-së nënvizoi se opozita po shkon “drejt ngujimit në bulevard” dhe se “Evropa dhe bota po pret protestën tonë”.

“Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën. Ne drejt asaj do të shkojmë, të themi të vërtetën. Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të pashmangshme, në mënyrë të sigurt.

“Ndaj dhe pikërisht ky moment duhet të jetë çështje e diskutimit tonë të gjerë me qytetarët, me mbështetësit tanë, me anëtarët tanë dhe popullin opozitar. Ne do të vazhdojmë misionin, misionin e përmbysjes së kësaj narkodiktature dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More