Çairi pajiset me 20 ulëse të reja për qytetarët

Nga Xh M
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 gusht Zhurnal.mk – Komuna e Çairit vazhdon me përmirësimin e hapësirave publike, duke vendosur 20 ulëse të reja në disa lokacione të ndryshme të komunës, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për pushim dhe qëndrim të qytetarëve.

Ulëset janë vendosur në Fushë Topanë, Gazi Babë, në rrugën “Emin Duraku”, pas Xhamisë së Çairit, si dhe pranë marketit “Saraj” në Çair, duke pasuruar inventarin urban dhe duke përmirësuar funksionalitetin e hapësirave publike.

Vendosja e inventarit urban do të vazhdojë edhe në lokacione të tjera, në përputhje me nevojat e lagjeve dhe kërkesat e qytetarëve, në kuadër të përkushtimit të Komunës së Çairit për krijimin e një mjedisi më të rregulluar, më funksional dhe më të përshtatshëm për të gjithë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër