Çdo komunë do të ketë varreza për kafshët shtëpiake

Nga admin
393 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 29 janar – Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarinë (AUV), Oliver Millanov pas takimeve me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, dhe me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe kryetarin e BNJVL-së, Orce Gjorgjievski tha se ka dhënë dhanë mbështetje të plotë për ndërtimin e varrezave për kafshët shtëpiake nëpër komuna, përcjell TV21. Në takime u vu gjithashtu theksi te masat e propozuara për uljen e popullatës së kafshëve të rrugës përmes krijimit të një sistemi strehimi në secilën njësie të vetëqeverisjes lokale.Drejtori i AUV-së, Milanov, theksoi se në ndryshimet e propozuara ligjore tashmë janë përfshirë vërejtjet dhe propozimet e shoqatave për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, dhe do të merren parasysh edhe propozimet nga komunat.

“Si institucion përgjegjës për mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve, AUV do t’u vijë në ndihmë njësive të vetëqeverisjes lokale dhe do t’u ofrojë ndihmë në zgjidhjen e çështjeve teknike për krijimin e sistemit të kontrollit të popullatës së qenve të rrugës, në përputhje me mundësitë, kompetencat dhe autorizimet e Agjencisë”, përfundoi drejtori Millanov.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër