Dënimet me burg të përjetshëm për vrasjen e Vanjës dhe Pançes në debat para Gjykatës së apelit

Nga D. V.
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 prill – Zhurnal.mk – Gjykata e apelit në Shkup sot do të mbajë seancë publike rreth ankesave të parashtruara të aktvendimit të shkallës së parë për rrëmbimet dhe vrasjet e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi me të cilin Ljupço Palevski, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishov u dënuan me burgim të përjetshëm.

Lënda është në procedurë të shkallës së dytë rreth ankesave të parashtruara nga mbrojtja dhe nga Prokuroria themelore publike, e cila ankohet në pjesën e aktvendimit lirues për babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, si dhe për veprën e dytë të të akuzuarve.

Gjykata themelore publike Shkup më 25 qershor 2025 i dënoi Ljupço Palevskin, Velibor Manevin, Bore Videvskin dhe Vllatko Keshishev me burgim të përjetshëm për veprat penale grabitje dhe vrasje brutale të dy viktimave, përderisa Aleksandar Gjoçevski u lirua nga aktakuza për shkak të mungesës së dëshmive.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit së bashku planifikuan grabitjen e 14 vjeçares Vanja me qëllim që t’i qasen një anëtari të familjes së saj të ngushtë për të dhënë para për shpërblesën. Grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles, ndërkaq, u bë me qëllim që ta detyrojnë t’ua japë automobilin e tij për grabitjen e vajzës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe ishin paraqitur të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër