Gjyqi ndaj Tatjana Dimitrovskës, refuzohet kërkesa për mbyllje të seancës, prezantohen provat e Prokurorisë

Nga Xh M
62 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 prill Zhurnal.mk – Vazhdoi gjyqi ndaj ish-kryetares së Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, e cila akuzohet për zbulim të sekretit zyrtar dhe falsifikim kompjuterik. Në këtë rast, përveç saj, të akuzuar janë edhe revizori Mile Stolevski, si dhe Biljana Petrovska-Manteva.

Edhe pse mbrojtja e të akuzuarve kërkoi nga gjykata që ta përjashtojë publikun nga seanca, për shkak të prezantimit të mesazheve nga komunikimi, gjykata refuzoi. Nga Prokuroria u theksua se mesazhet që do të prezantohen kanë të bëjnë vetëm me këtë procedurë dhe nuk lidhen me jetën personale të akuzuarve. Në seancë u prezantuan provat e Prokurorisë, ndërsa seanca e radhës është caktuar për javën e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër