Digjen dy automjete të avokatit Asmir Alispahiq në Shkup, MPB po heton rastin

Nga Xh M
2,589 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 qershor Zhurnal.mk – Dy automjete janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit në lagjen Butel të Shkupit, ndërsa sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ato janë në pronësi të avokatit Asmir Alispahiq dhe një personi tjetër.

Nga MPB bëjnë të ditur se më 25 qershor, rreth orës 02:20, është raportuar se janë djegur një automjet “Passat” me targa të Shkupit, në pronësi të A.A. (42), dhe një “Mercedes” me targa të Velesit, në pronësi të M.M. (37) nga Shkupi. Në vendngjarje ka kryer këqyrje ekipi hetimor i SPB Shkup, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit.

Avokati Asmir Alispahiq konfirmoi se automjetet janë djegur, por theksoi se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk dyshon te ndonjë person.

“Fatkeqësisht, informacioni është i saktë. Kam besim te institucionet dhe në veprimin e tyre profesional. Për shkak të hetimit nuk mund të komentoj më shumë. Nuk kam asnjë mosmarrëveshje me askënd dhe nuk dyshoj te askush. Motivi dhe arsyeja për mua janë të panjohura”, deklaroi Alispahiq.

Alispahiq është një avokat me përvojë shumëvjeçare, i njohur për përfaqësimin e të akuzuarve në një sërë çështjesh që kanë zgjuar interes të madh publik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër