Qytetarët e Tetovës protestuan kundër shfuqizimit të emrave të rrugëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 26 qershor Zhurnal.mk – Qytetarë nga Tetova e rrethinë u mblodhën mbrëmjen e së premtes në sheshin e Tetovës për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e vitit 2007 për emërtimin e rrugëve në qytet.

Marshi protestues nisi në ora 20:00, ndërsa protestuesit u drejtuan nga sheshi drejt komunës së Tetovës.

Gjatë protestës, përfaqësues të BDI-së, deklaruan se çështja nuk lidhet vetëm me emrat e rrugëve, por edhe me ruajtjen e historisë, trashëgimisë dhe identitetit shqiptar.

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa pjesëmarrësit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

artikuj të ndërlidhura