Digjet një banesë në Gostivar, tre persona, mes tyre dy policë, përfundojnë në urgjencë

Nga D. V.
610 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 gusht, Zhurnal.mk – SPB Tetovë njofton se ka shpërthyer zjarr në një banesë në Gostivar, ndërsa tre persona, mes tyre dy policë, përfundojnë në urgjencë.

“Më 05.08.2026 në orën 17:15, në DPB Gostivar është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në një banesë në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, pronë e G.S. (36).

Ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar e ka fikur zjarrin, ndërsa për shkak të thithjes së tymit, për kontroll në Qendrën Urgjente Gostivar janë paraqitur H.Xh. nga Gostivari dhe dy zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, të cilët kanë ndihmuar gjatë ndërhyrjes.

Kontroll në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër