Dy vite shantazh me videot intime, 48-vjeçari nga Tetova përfundon në pranga

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – Një 48-vjeçar nga fshati Sellarcë e Poshtme e Tetovës është arrestuar pasi dyshohet se për dy vite ka shantazhuar ish-partneren, duke i kërkuar para që të mos publikonte fotografi dhe video private me përmbajtje eksplicite.

Sipas policisë, gruaja e ka denoncuar pasi materialet intime janë shpërndarë dhe publikuar pa autorizimin e saj nga i dyshuari dhe një person tjetër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka sekuestruar një telefon celular dhe një laptop. 48-vjeçari është ndaluar në polici, ndërsa pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim përkatës penal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër