Editorial / Shumë kallëzime penale, e pak prej tyre pas grilave!

nga Redaksia

Shkup, 2 shkurt – Nëse e ndjek kronikën e zezë në Maqedoninë e Veriut, thuajse çdo ditë do të lexosh se dikush është arrestuar, se ndaj dikujt është ngritur padi penale e ndoshta dikush tjetër është nën hetime. Por më vonë kur të shikosh rezultatin e këtyre aksioneve, thuajse se askush ose shumë pak prej tyre përfundojnë në burg, shkruan “Zhurnal.mk”.

Në opinion është krijuar një përshtypje se lufta kundër krimit është shumë e lartë, e sidomos lufta kundër korrupsionit. Kur ta lexosh kronikën e ngjarjeve, të jepet përshtypja se të gjithë funksionarët, të gjithë nëpunësit administrativ por edhe kompanitë private janë duke vjedhur. Servilet gjithçka nëpër media, saqë çdo ditë e më shumë kemi lajme për arrestime e keqpërdorime. Në fakt, “aty ku ka tym, ka edhe zjarr” thotë populli, por fatkeqësisht nuk po shohim se dikush po futet pas grilave.

Në media mund të lexosh lajme se janë ngritur disa padi penale në spitalin e Prilepit ku janë keqpërdorur mjetet, se në komunën e Kërçovës ka pasur keqpërdorime, se në shtëpinë e prindërve të gjykatësit janë gjetur 350 mijë euro të fshehura brenda mureve…e shumë raste të ngjashme.

Rast më i freskët është momenti kur Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur tre akuza kundër më shumë se 20 oficerëve të policisë për tragjedinë që ndodhi në diskotekën “Puls” të Koçanit. Midis tyre janë katër shefa të Shërbimeve Speciale të Shtipit dhe Koçanit dhe nëntë oficerë policie të cilët duhej të kryenin kontroll në diskotekë atë mbrëmje.

Prokuroria thotë se disa prej këtyre policëve ishin nga Koçani, disa nga Shtipi, dhe gjithsej 10, së bashku me policin që vdiq atë mbrëmje, hynë në diskotekë në orën 2:22 të mëngjesit për të kryer një kontroll.Por, edhe pse ata u futën me qëllim që të bëjnë kontroll nëse ishte gjithçka në rregull, dhe panë se në diskoteka është e stërmbushur me njerëz dhe panë se kishte mjete piroteknike, asnjëri prej tyre nuk u drejtua drejt skenës për të ndaluar piroteknikën për të cilën nuk kishte leje për t’u përdorur.

Por edhe përkundër gjithë këtyre dëshmive, prokuroria thotë se ata nuk mund t’i ndjekin penalisht oficerët e policisë sepse, edhe pse ata nuk i ndihmuan njerëzit atë mbrëmje. Gjithashtu prokuroria thotë se lidhja dhe përgjegjësia hierarkike në Byronë e Sigurisë Publike nuk mund të gjendet sepse kontrollet e veprimit kryhen nga policët lokal.

Absurdi qëndron në faktin se për oficerët e policisë kundër të cilëve u ngritën dy kallëzimet e para penale, e para kundër 7 personave dhe e dyta kundër 10 personave, procedura është ndërprerë për veprën penale të krimeve të rënda kundër sigurisë publike, sepse nuk u gjet asnjë lidhje me vdekjet që ndodhën atë mbrëmje. Megjithatë, nëntë prej tyre që vepruan në vitet 2022 dhe 2023 do të ndiqen penalisht për shpërdorim të detyrës zyrtare!.

Ka vazhdimisht lajme të ngjashme, por epilogu për shumë raste të tilla është i zakonshëm. Peshkaqenjtë e mëdhenj i hanë peshqit e vogël, ose thënë ndryshe, peshqit e mëdhenj gjejnë lidhje dhe ecin të lirë, kurse ata fukarenjtë mbetin pas grilave, shkruan “Zhurnal.mk”.

Populli thonte me të drejtë se “mbetet në burg ai që ka vjedhur një fije kashte, kurse ai që ka vjedhur gjithë kashtën lihet i lirë”.

E ngjashme është situata me sistemin e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, prandaj jo rastëssisht besueshmëria ndaj këtij sistemi është 2%.

Edhe qeveria e Zaevit sapo mori pushtetin u zotua se do të fusë në burgje të gjithë ata që kishin shkelur ligjin, kishin vjedhur, kishin korruptuar e kishin bërë punë nga më të zezat, por në fund asnjëri prej tyre nuk mbajti asnjë ditë burg. I lirë mbeti Mijalkovi, Kamçevi e shumë ish-funksionarë.

Thuajse identike po ndodhë edhe tani. Bizismenë të mëdhenj arrestohen, por ata lihen të lirë pasi lënë mbi 5 milionë euro garanci, ngritet padi penale ndaj kryetarit të komisionit rrgullator të energjetikës, por ai nuk shkon në burg, ngriten akuza për ish-politikanë si puna e Fërçkovskit, por ai nuk shon asnjë natë në burg.

Gjthçka që ndodhë është një llomotitje nëpër media, kinse ja se po luftojmë krimin dhe korrupsionin dhe në fund të gjithë rrinë të qetë nëpër shtëpitë e tyre.

Qeveria duhet të jetë shumë e ashpër kundrejt këtyre dukurive. Nëse dëshiron që të tregohet se me të vërtetë është duke punuar në luftën kundër krimin dhe korrupsion, duhet të dëshmojë se dënimet më të mëdha janë për ata që i keqpërdorin funksionet, për ata që janë të lidhur me botën e krimit, qofshin edhe funksionarë aktual të partive në pushtet.

Gjykatësit duhet të zbatojnë drejtësinë në mënyrë të barabartë siç e parashikon ligji për të gjithë. E jo kur bëhet fjalë për kolegë të tyre gjykatës e prokuror, për miq të tyre poltikanë e funksionarë, të mbyllin sytë e t’i lënë ata të lirë, ndërsa për shumë qytetarë të gjorë që kanë bërë një vepër penale, e të cilët nuk kanë lidhje, t’i mbajnë ata në paraburgim edhe më shumë se sa parashikohet me ligj.

Adaj duhet më pak zhurmë, e më shumë vepra konkrete. Qeveria aktuale nëse dëshiron të mbajë besimin e fituar të qytetarëve, duhet njëherë e përgjithmonë mos të bëjë kompromis aspak me krimin e organizuar, korrupsionin dhe manipulimet e ndryshme. Drejtësia të jetë e njëjtë për të gjithë, dhe jo vetëm fukarenjt e gjorë të mbesin pas grilave, shkruan “Zhurnal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More