Elmazi: Shkrimet ndaj meje janë të pavërteta, spin politik para 9 majit

Nga D. V.
390 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Sarajit, Muhamet Elmazi, ka reaguar ndaj disa shkrimeve të publikuara në media, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe spekulative. Në një deklaratë publike, ai mohon në tërësi pretendimet, duke theksuar se ato nuk pasqyrojnë realitetin, por janë, sipas tij, konstruksione të qëllimshme për të krijuar perceptim të gabuar te opinioni.

Elmazi shpreh shqetësim edhe për faktin se, sipas tij, mediat nuk kanë kërkuar qëndrimin e tij para publikimit, duke e cilësuar rastin si “spin mediatik me qëllime të ulëta”. Ai shton se këto shkrime janë pjesë e një tendence për dëmtimin e imazhit të tij, sidomos në prag të 9 majit, Kongresit të Bashkimit, duke akuzuar oponentët politikë për përhapje të lajmeve të rreme.

Në fund, Elmazi thekson se banorët e Sarajit e njohin punën e tij dhe se nuk do të vepronte kurrë në mënyrë që do t’i vinte ata në siklet./Zyrtare.net/

REAGIMI I TIJ I PLOTË:

Në lidhje me shkrimet e publikuara në një ose disa media, ku përmendet emri im, ndjej obligim që, për hir të së vërtetës dhe informimit të drejtë të opinionit publik, t’i demantoj në tërësi këto pretendime.

Informacionet e publikuara aty janë të pabazuara dhe me përmbajtje spekulative. Ato nuk pasqyrojnë kurrfarë realiteti, por janë konstruksion i qëllimshëm që synon të krijojë perceptim të gabuar në opinion.

Është shqetësues fakti që para publikimit të këtyre pretendimeve, media që i ka plasuar ato nuk ka kërkuar qëndrimin tim. Prandaj, bëhet fjalë për një spin klasik mediatik, me qëllime të ulëta.
Ky shkrim është pjesë e një tendence për të dëmtuar emrin tim dhe për të krijuar mjegull në opinion, në periudhën kur po afrohet 9 maji, Kongresi i Bashkimit. Sa më shumë afrohet kjo datë, aq më shumë vërehet nervozizëm te oponentët politikë, të cilët përpiqen të prodhojnë lajme të pavërteta dhe t’i përdorin ato për qëllime politike.

Saraji dhe banorët e tij e njohin kryetarin e tyre. Në asnjë rrethanë nuk do ta vendosja veten në pozita që do t’i vinin në siklet banorët që më kanë besuar. Ka kaluar koha kur sarajlitë janë turpëruar nga të zgjedhurit e tyre.

VLEN NJË. VLEN PO VJEN…

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër