Temperatura më të ulëta janë regjistruar në Berovë, më të larta në Tetovë dhe Shkup

Nga D. V.
812 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 maj, Zhurnal.mk – Gjatë ditës së sotme do të jetë mot me vranësira dhe me kushte për reshje të shiut, ndërkohë që Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike temperaturat më të ulëta i ka regjistruar në Berovë ku ishte 4 gradë Celsius.

Temperaturat më të larta janë regjistruar në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi që ishte 12 gradë celsius.

“Më ftohtë në mëngjes është në Berovë, ku janë matur 4 gradë celsius. Pastaj, 6 në Lazaropole, 7 në Kodrën e Diellit, 8 në Strumicë, 9 në Kriva Pallankë, Ohër, Krushevë, Hanet e Mavrovës, 10 në Gjevgjeli, 11 në Manastir, Pretor, Shkup-Petrovec, 12 në Shtip, Prilep, Veles, Vinicë, Kavadar, Kumanovë, ndërsa 12 gradë Celsius janë regjistruar në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi”, njoftuan nga DPHM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër