Filipçe: Mucunski ka nevojë për alibi për zgjedhje sepse gjithçka në shtet është e bllokuar dhe nuk ka rezultate

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i LSDM, dr. Venko Filipçe, sot porositi se LSDM është i përgatitur për zgjedhje kurdo që të mbahen, por nuk do të jetë alibi për zgjedhjet e parakohshme të Hristijan Mucunskit, të cilit i duhen zgjedhje sepse pushteti nuk ka rezultate, ndërsa shteti është i bllokuar.

„Kemi thënë se nuk do të jemi alibi për zgjedhjet e parakohshme të kryeministrit Hristijan Mucunski. Është e qartë se i vetmi parametër që e shtyn atë të kërkojë zgjedhje është fakti se më nuk ka para në buxhet për tenderët e tij kriminalë“, tha Filipçe.

artikuj të ndërlidhura