Shkup, 23 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i parë dhe njëri ndër themeluesit e partisë së Djathë konsetvative VMRO-DPMNE Ljupço Georgievski ashpër e ka kritikuar partinë të cilën para më shumë se 3 dekada, vetë e kishte formuarIsh-kryeministri Georgievski terhoqi një paralele mes idealeve të atëbotshme të VMRO-DPMNE-së dhe veprimeve të sotme.
Duke sjellë në kujtesë fillimet e partisë në fillimvitet e nëntëdhjeta, Georgievski tha se themelet e partisë ishin vënë në vitin 1990, si mision historik, me disa bashkëmendimtarë.
“Qëllim parësor e kisha pavarësinë e Maqedonisë, jashtë kthetrave të politikës serbomadhe!”, theksoi ish-kryeministri.
Georgievski poashtu ashpër sulmoi diskursin e sotëm politikë të partisë të cilën e themeloi…në vend që ta mbrojnë identitetin maqedonas, ata po punojnë në degradinin e tij.
