Gjatë fundjavës do të ketë erë dhe reshje të lehta bore, nga e hëna temperatura ditore më të larta

Nga D. V.
1,052 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 shkurt – Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Vende – vende do të ketë kushte për reshje të lehta të borës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit kohë pas kohe erë e fuqishme nga veriu, që do të arrijë mbi 60 kilometra në orë. 

Siç informojnë nga DPHM-ja, gjatë fundjavës do të fryjë erë e fuqishme nga veriu, ndërsa nesër do të ketë kushte për reshje të lehta bore. Nga e diela pritet një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura ditore të larta.

Java e ardhshme, temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet -4 deri 8 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga 8 deri në 20 gradë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër