Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – Një i burgosur 60-vjeçar është gjetur i vdekur në Institucionin Ndëshkimor-Përmirësues “Idrizovë”, konfirmojnë nga policia. Sipas informacioneve nga SPB Shkup, rasti është raportuar më 6 shtator 2026, rreth orës 05:00 të mëngjesit. Nga burgu “Idrizovë” kanë njoftuar se brenda institucionit është gjetur trupi i pajetë i të dënuarit D.M. (60) nga rrethina e Negotinës, i cili po vuante dënimin në këtë burg. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen. Sipas kontrollit fillestar, në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi, me qëllim përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes. Ekipi i SPB Shkup ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes.
Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në burgun “Idrizovë”
Nga D V
Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos
9
Artikulli i mëparshëm
