Gjendet i vdekur një 63-vjeçar në Gostivar, arrestohet i biri

Nga D. V.
468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 mars, Zhurnal.mk – Gjatë ditës së sotme, policia në Gostivar arrestoi një burrë 34-vjeçar, me iniciale M.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale vrasje, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një person raportoi në stacionin policor dyshimin për vrasjen e një anëtari të familjes. Pas kontrollit, në vendin e ngjarjes, policia gjeti të vdekur K.D., 63 vjeç, me lëndime të dukshme në kokë. I dyshuari deklaroi se babai i tij kishte vdekur një ditë më parë pas një rënieje në banjë, por nuk kishte njoftuar autoritetet. Policia vazhdon hetimet për rrethanat e ngjarjes.

“Më 31.03.2026, në orën 01:50 në Gostivar, punonjës policie nga Stacioni Policor i Gostivar arrestuan M.D. (34) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje”. Saktësisht, më parë, në orën 01:30, një burrë kishte raportuar në Stacionin Policor të Gostivarit se dyshonte për vrasjen e një anëtari të familjes së tij. Punonjësit e policisë menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes dhe në shtëpi u gjet i vdekur K.D. (63) nga Gostivari, me lëndime të dukshme dhe shenja dhune në zonën e kokës, pas çka, për shkak të dyshimit se bëhet fjalë për vrasje, i biri i tij u arrestua. Sipas deklaratave të para të të dyshuarit, babai i tij kishte ndërruar jetë një ditë më parë rreth orës 14:50 pas një rënieje në banjë, por ai nuk kishte raportuar rastin te autoritetet përkatëse”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër